Konkursi për shkrimin më të mirë gazetaresk
-
Më datën 05.09.2017 deri më 19.11.2017 Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore- CSGD ka hapur konkurs për shkrimin më të mirë gazetaresk (raportazh, kronikë, storie, hulumtim etj) mbi realitetin e komunitetit LGBTI në Kosovë. Ky projekt ka qenë i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ka pasë për qëllim nxitjen e studentëve të shkencave shoqërore të shkruajnë për Komunitetin, shkrime këto të cilat janë shpërblyer financiarisht.
Agon Maliqi, Znj. Dafina Halili dhe Z. Imer Mushkolaj kanë qenë tre gazetarët që i kanë analizuar dhe vlerësuar shkrimet të cilat kanë aplikuar. Nga shkrimet që kanë aplikuar dy janë përzgjedhur si më të mirat. Vendin e parë, me temën “Margjinalizimi ngjyra-ngjyra” i është dorëzuar Rron Idrizaj. Ndërsa vendin e dytë e ka marrë Rina Kadiri me temën “Dy këmbë më pak mbi këtë tokë”, e cila është shpërblyer me shumën 300euro.