Raporti i rastit studimor për trajtimin e rasteve të komunitetit LGBTI nga Sistemi Gjyqësor i Kosovës
-
Në tryezën e rrumbullakët të organizuar më 13 dhjetor 2016 është prezantuar raporti studimor për trajtimin e rasteve të komunitetit LGBTI nga Sistemi Gjyqësor i Kosovës. Raporti është i bazuar në procedurat ligjore që që u ndoqën nga rasti i krimit të urrejtjes ku dy meshkujt homoseksualë janë sulmuar fizikisht. Ky është rasti i parë i krimit të urrejtjes në bazë të orientimit seksual që u soll në gjykatë. Panelistët e kësaj tryeze ishin përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra për Qeverisje të Mirë, Policia, Prokuroria dhe Gjykata. Nga kjo tryezë dolën përfundimet që Gjykata Themelore ka dështuar për të krijuar një shembull dhe të sigurojë një praktikë të mirë për trajtimin e rasteve kur persona të komunitetit LGBTI janë të përfshirë si viktima në procedurën penale. Gjykata ka dështuar për t’iu referuar të drejtave kushtetuese dhe njerëzore të viktimave që të jetojnë lirshëm në Kosovë, pa frikë pa fyerje, sulm, apo diskriminim nga ndokush.